Dollari pëson rritje në tregjet ndërkombëtare (12 Shtator 2000)


Dollari pëson rritje në tregjet ndërkombëtare (12 Shtator 2000)

14:07 12/09/2000

Dollari sot ka kaluar kufirin e 150 lekëve. Në orët e mesditës dollari shitej me 150.5 dhe blihej me 140.2 lekë. Regjistrohet rritja më e madhe e dollarit kundrejt monedhës shqiptare në këto 6 muajt e fundit. Kalimi i kufirit me 50 lekë është rrjedhojë e forcimit të dollarit në tregjet ndërkombëtare javën e parë të shtatorit.

Dukuria e forcimit të dollarit kundrejt monedhave europiane vihet re dhe në tregjet valutore të këtyre vendeve. Dje euro ka arritur nivelet më të ulëta në raport me dollarin amerikan në vlerat 0,91 dollarë e barabartë me 1 euro./tvklan.al






Të ngjashme