Dollari shënon rritje në tregun valutor (1 Prill 2001)
Dollari ka shënuar rritjen më të madhe gjatë këtyre 3 muajve. Kështu në tregun e lirë të valutës 1 dollarë u shit sot me 147,2 lekë. Ndërsa monedhat e tjera europiane u këmbyen dhe këtë javë me të njëjtat vlera si një javë më parë. Marka gjermane u ble me 66 lekë dhe u shit me 66,5 lekë.
Lireta italiane u ble me 0.668 dhe u shit me 0.672 lekë. Karakteristikë e kësaj jave është forcimi i monedhës amerikane kundrejt monedhës europiane në bursën ndërkombëtare, gjë që solli kërkesë të madhe në tregun tonë për këtë monedhë./tvklan.al