Dolli për Saimirin në darkën e Vitit të Ri? Si përgjigjen konkurrentet e Love Story


Dolli për Saimirin në darkën e Vitit të Ri? Si përgjigjen konkurrentet e Love Story

19:15 05/01/2021

Nata e tetë e spektaklit Love Story në TV Klan shënoi edhe puntatën e parë për vitin 2021, një vit të cilin të gjithë e presim të mbarë.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat e kësaj romance live kanë treguar se si e kaluan natën e ndërrimit të viteve.

Ato gjithashtu kanë rrëfyer se për kë kanë ngritur dolli, ku nuk mund të mungonte edhe emri i Saimirit, portagonistit të këtij spektakli.

Redona: Të shkojë sa më mirë ky vit dhe mos të më marri asnjeri. T’ia kaloj sa më mirë dhe të jem mirë me shëndet. Të parën e bëra për të gjithë familjen time, pastaj edhe për njerëz të tjerë.

Generda: Ia kalova shumë mirë, me familjen, me dy gjyshet e mia, ato ngritën dolli për mamin dhe babin.

Xhesi: Isha në Shkodër me mamin dhe babin dhe ia kalova shumë mirë. Për shëndetin e të gjithë neve dhe një vit sa më të mbarë. Në mendje e ngrita edhe për Saimirin, më vinte turp në sy të babit.

Flavia: Si çdo vit me familjen time, por aq ishte. Ngrita shumë dolli për Saimirin. Bëj shaka! Ngrita për shëndetin, për veten time, për njerëzit e dashur.

Arjana: Me familjen dhe me shoqërinë. Saimiri ishte i pari farë këtë vit.

Suela: Dollitë në familjen time vetëm ngrihen. Kur bënim gëzuar për ndonjë gjë tjetër, unë me mendjen time bëja për Saimirin.

Valentina: Bëmë gëzuar për të gjithë familjen që të na shkojë ky vit sa më mirë dhe të jemi mirë me shëndet./tvklan.al






Të ngjashme