Domate “zemër kau” friturë (Video)


Domate “zemër kau” friturë (Video)

13:38 24/06/2019

Përbërësit:

200 gr bukë galetë

100 gr miell

50 gr ullinj

20 gr kaperi

10 feta djathë tosti

5 vezë

4 domate të madha “zemër kau”

2 thelpinj hudhër

1 spec djegës

Majdanoz

Borzilok

Rigon

Vaj për skuqje

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht presim në feta domatet, i vendosim në një tavë dhe i marinojmë me kripë në mënyrë që të lëshojnë lëngun e tepërt. Vendosim në mikser hudhrën, kaperit, ullinjtë, spec djegës, majdanoz, borzilok, rigon, bukë të grirë dhe i miksojmë derisa të bëhen krem. Thajmë domatet me letër dhe i mbushim me masën që përgatitëm në mikser dhe me djathë. I kalojmë në miell, vezë, galetë dhe i skuqim në një tenxhere me vaj kikiriku jo më shumë se 160 gradë të nxehtë.

Vendosim në mikser domate, spec djegës, majdanoz, borzilok, kripë, piper, vaj ulliri dhe i bëjmë salcë për të shoqëruar domatet e skuqura./tvklan.al






Të ngjashme