“Don Bosko” me trotuare të reja dhe infrastrukturë moderne


“Don Bosko” me trotuare të reja dhe infrastrukturë moderne

12:58 24/11/2016

Banorët e zonës së Don Boskos në kryeqytet kanë tashmë një rrugë më të mirë, që ofron vendqëndrime të kushtuata për mjetet e transportit urban dhe makineritë e pastrimit, duke mos u bërë më pengesë më për qarkullimin e automjeteve.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të trotuareve të kësaj rruge, ndërsa ka bërë zgjerimin e saj në disa pika që më parë ishin kthyer në problematike për trafikun e mjeteve. Përfundimi i këtij investimi u ndoq nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kjo rrugë do jetë një nga rrugët kryesore të Tiranës, jo vetëm për shkak të numrit të madh të banorëve që e përdorin atë, por edhe për standardet që ajo ofron.

don4

Nisur nga puna e mirë e bërë në këtë rrugë edhe për shmangien e shërbimeve të telefonisë dhe internetit nëpërmjet linjave kabllore të varura në ajër, Veliaj i bëri thirrje kompanive që operojnë në këtë fushë që të bashkëpunojnë me bashkinë për të shtrirë linjat nëntokësore në çdo rrugë të re. 

Gjithashtu, ai bëri të ditur se punimet në këtë rrugë kanë përfshirë edhe sistemimin e vendeve të kazanëve e plehrave. Ndaj, ai shfrytëzoi edhe një herë rastin që t’i bëjë thirrje qytetarëve edhe të kësaj zone që mbështesin Bashkinë e Tiranës në projektin e saj të diferencimit të mbetjeve në kazanët përkatëse.

don1

Kryetari i Bashkisë bëri të ditur gjithashtu se, i njëjti standard i realizuar në këtë investim do të zbatohet edhe në çdo rrugë tjetër ku do të ndërhyjë Bashkia e Tiranës.

Ndërkohë, Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës nuk do të lejojë më ndërhyrjet pa kriter në hapësirat publike, duke u bërë në të njëjtën kohë jo vetëm shqetësim, por edhe rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve.

don2

Në rrugën “Don Bosko”, janë bërë punime në të dyja krahët e trotuareve, duke përfshirë shtrirjen e të gjithë linjave rezervë për telefoninë dhe internetin, si dhe është pajisur me puseta dhe sinjalistikën e duhur. Gjithashtu, me përmirësimin e projektit janë krijuar 4 vendqëndrime për autobusët dhe vendgrumbullimet e plehrave në të dy anët e rrugës, si dhe u bë zgjerimi i rrugës në krahun e majtë në dalje të kryqëzimit me unazën./tvklan.al





Të ngjashme