Donald Lu takohet me presidentin Nishani
Pas përplasjes publike mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ambasadës Amerikane, ambasadori Lu ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Ai është paraqitur në presidence rreth orës 19, por ende nuk bëhet e ditur zyrtarisht se cili ka qene qëllimi i takimit dhe heshtjet e diskutuara mes tyre.
Më herët, pas akuzave të lëshuara ndaj kryeprokurorit Llalla dhe kundërpërgjigjes së fortë të kryeprokurorit me akuza të rënda, ambasadori Lu është parë të hyjë edhe në kryeministri, ku ka zhvilluar një takim me shefen e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga./Tv Klan