Donald Strinvert konferencë shtypi (13 Qershor 1999)


Donald Strinvert konferencë shtypi (13 Qershor 1999)

15:06 13/06/1999

Sipas një informacioni të deritanishëm minimi i territorit të Kosovës është mjaft alarmues. Kështu ka deklaruar në një konferencë shtypi Përfaqësuesi Special i Presidentit Amerikan dhe i Sekretares Amerikane të Shtetit, Donald Strinvert. Sipas tij në Kosovë janë minuar nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe gjithë zona përgjatë kufirit me Shqipërinë dhe rrugët kryesore të Kosovës.

Me gjithë informacionin jo të mjaftueshem Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Qeveria Amerikane kanë marrë të gjitha masat për çminimin e Kosovës. I janë akorduar 350 mijë dollarë UNICEF-it për ndërgjegjësimin e refugjatëve nëpër kampe për rrezikun që sjellin minat dhe për lëndët eksplozive ende të aktivizuara.

OKB-ja do të hapë në Prishtinë një qëndër koordinimi për fushatën antiminë. Qeveria Amerikane ka nënshkruar një kontratë prej 1.6 milion dollarësh me një organizatë humanitare për çminimin në gjithë territorin e Kosovës. Procesi i çminimit mund të zgjasë 3 deri në 5 vjet./tvklan.al






Të ngjashme