Donald Trump sfidon Putin
Donald Trump kërkon që Shtetet e Bashkuara të “përforcojnë dhe të zgjerojnë ndjeshëm kapacitetet nukleare”.
Presidenti i zgjedhur, i cili muajin që vjen do të marrë zyrtarisht detyrën, tha se Amerika duhet ta ndërmarrë këtë aksion “deri kur bota të ndërgjegjësohet për sa i përket çështjes nukleare”.
Ky reagim i Trump vjen pas dy mbledhjeve që pati me inteligjencën amerikane në lidhje me sigurinë kombëtare. Më herët Presidenti Rus, Vladimir Putin, kishte urdhëruar një përforcim për 2017 të forcave nukleare.
“Rusia ka nevojë të përforcojë forcat e saj bërthamore strategjike dhe për këtë arsye duhet të prodhojë raketa që të jenë në gjendje të përçajnë çdo sistem mbrojtjeje aktual dhe të ardhshëm”.
Kështu u shpreh Putin, i cili theksoi se dhe forcat strategjike jo bërthamore duhet të ngrihen në një nivel superior në mënyrë që të jenë në gjendje të neutralizojnë çdo kërcënim ushtarak. Aktualisht Amerika zotëron 7100 armë bërthamore ndërsa Rusia 7300 të tilla.
Gjatë fushatës Trump ka thënë se Japonia dhe Koreja e Jugut duhet të pajisen me armë nukleare që të mbrohen vetë kundër Koresë së Veriut pa ndihmën e SHBA./ tvklan.al