Donald Trump takon kryeministrin japonez
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump është takuar me kryeministrin japonez Shinzo Abé.
Behët fjalë për takimin e tij të parë me liderin e një vendi të huaj, që pas zgjedhjes së tij president i SHBA.
Gjatë fushatës elektorale Trump i kishte përcaktuar si shume të larta kostot e SHBA për të mbrojtur vende si Japonia, duke argumentuar se Tokio por dhe Seuli duhet të mbrohen edhe vetë me arsenalin e tyre bërthamor.
Kryeministri japonez nuk ka dashur të hyje në detaje për takimin me drejtuesin e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë. Por ka theksuar se besimi në aleancën SHBA-Japoni do të jetë thelbesor.
“Donald Trump është një lider të cilit mund t’i besojmë”-tha kryeministri japonez Shinzo Abé./tvklan.al