Donika Kadaj-Bujupi rikthehet “në shtëpi”
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, është rikthyer në AAK, parti të cilën e kishte braktisur dy vite më parë për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Sot, ajo është larguar përfundimisht nga Vetëvendosje për t’u rikthyer ‘në shtëpinë’ e saj politike, ku kishte milituar për 13 vite përkrah kryeministrit Ramush Haradinaj.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në një postim në Facebook tha se “me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht.”
/tvklan.al