Donte të merrte hak, merr peng 20 fëmijë
Një burrë nga India është vrarë nga autoritetet pasi organizoi një festë ditëlindjeje të rreme për vajzën 1-vjeçare dhe mbajti peng 20 fëmijë. Sipas mediave lokale, Subhash Batham, u qëllua me armë nga policia ndërsa ai ishte akuzuar më parë për vrasje, mirëpo kishte dalë me kusht.
Policia tentoi të negocionte me të gjatë pengmarrjes që zgjati rreth 10 orë. Por ai nuk u dorëzua, gjë që detyroi autoritetet të futeshin në ndërtesë.
Pasi hynë mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe autorit, e për pasojë mbeti i vrarë ky i fundit. Ndërkohë të gjithë fëmijët, moshat e të cilëve shkojnë nga gjashtë muajsh deri në 15 vjeç nuk pësuan lëndime. Gruaja e Batham, pas kësaj ngjarje tentoi të largohej, por u sulmua me gurë nga banorët vendas.
Për shkak të plagëve të rënda në kokë ajo vdiq në spital. Nuk dihet nëse ishte përfshirë në marrjen e pengjeve ose jo. Sipas gazetarit Deepak Kumar Srivastava, Batham i kishte marrë pengje fëmijët pasi besonte se banorët ishin përgjegjës për arrestimin e tij për çështjen e vrasjes. Në këtë mënyrë ai donte të merrte hak ndaj tyre./tvklan.al