Donte të shkonte në Londër me dokumente të falsifikuara, kapet shqiptari
Policia italiane ka arrestuar Bledi Domin, 19 vjeç i cili përdorte dokumente të falsifikuara.
Ai u kap në aeroportin e Catanias, pasi priste të merrte një fluturim drejt Londrës.
Në përpjekje për të bindur policët, Domi u ka treguar atyre edhe një patentë drejtimi, që gjithashtu u sekuestrua nga policët pasi rezultoi se ishte e falsifikuar.
Pas arrestimit, Bledi Domi u ka treguar oficerëve emrin e tij të vërtetë dhe u ka dhënë pasaportën origjinale.
/tvklan.al