Donte t’i jepte “kafe” policit: O ma thuaji babit të marrë atë shokun e vet
Një 35-vjeçar me iniciale R.Y është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Sipas një njoftimi për mediat, uniformat blu thonë se ai është ndaluar nga patrulla pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurisë, ndërkohë që makinës nuk i kishte kryer as kontrollin teknik.
Për të mos u penalizuar, i riu tentoi t’i jepte ryshfet efektivit të patrullës. Gjatë kohës që punonjësi i policisë e pyet se çfarë është ajo që po jep, i riu i drejtohet duke i thënë “Pije një “kafe””.
Polici: Ishe pa rrip sigurimi, paraqit edhe letrat e tjera.
Qytetari: Po mir mor burrë…
Polici: Ça i ke këto mor zotëri?
Qytetari: Pije një “kafe” vet…
Polici: Pse ta pij kafen unë? Kam një rast korrupsioni te “Karl Gega”. Zotëri ke tentuar të korruptosh punonjësin e policisë.
Qytetari: Ça po të korruptoj mor burrë, po më korrupton thotë.
Polici: Po.
Qytetari: Ashtu e? O ma thuaji babit të marrë një çikë atë shokun e vet në telefon!
Polici: Më jep një çikë patentën
Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies. Në pranga kanë përfunduar drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë policët me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e konstatuar./tvklan.al