Doping, Sharapova pezullohet për dy vjet


Doping, Sharapova pezullohet për dy vjet

08:17 09/06/2016

Maria Sharapova është pezulluar për dy vjet nga tenisi, pasi ka rezultuar pozitive me substancën e Meldonium, në kuadër të “Australia Open”.

Ishte vetë tenistja ruse që në një konferencë për shtyp në Mars pranoi përdormin e susbtancës së ndaluar, e që do të konfirmohej më pas nga kontrollet.

Nisja e pezullimit ka nisur që nga Janari dhe do të vijojë deri në vitin 2018.

Ish-numrit 1 në botë i hiqen dhe shumë pikë të marrë gjatë turneut australian krahas dhe shpërblimit në para, për kualifikimin e saj në çerekfinale./tvklan.al






Të ngjashme