Dopingu mban peng atletikën ruse


Dopingu mban peng atletikën ruse

15:00 07/02/2017

Atletika ruse mbetet sërish jashtë garave ndërkombëtare. Federata Botërore e Atletikës njoftoi se do të vijojë pezullimi edhe për këtë vit. Shkak mbetet dopingu në shkallë të gjerë te sportistëve rusë që solli edhe mospjesëmarrjen e atletëve në Lojërat Olimpike Rio 2016. Këtë përjashtim e kundërshtoi asokohe kampionia olimpike, Jelena Isimbajeva, që u shpreh dënimit kolektiv.

Në këtë aferë akuzohet se është e përshirë edhe Federata ruse. Rusia kështu nuk do të përfaqësohet në asnjë garë, por dera është e hapur për ata atletë, të cilët do të provojnë se janë të pastër. Këta sportistë do të garojnë me flamurin e federatës ndërkombëtare. Sipas këtij organizmi 33 atletë kanë kërkuar që të marrin pjesë në botërorin në salla të mbyllura që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Beograd. Një rast dopingu i diskutuar në sportin rus ishte ai i Maria Sharapova që u ndëshkua edhe pse e pranoi se për vite me radhë kishte marrë pa dijeninë e saj një substancë të ndaluar.

Tv Klan






Të ngjashme