Dorëheqja e Pjetrit, reagon Basha: Një kriminel më pak në politikë


Dorëheqja e Pjetrit, reagon Basha: Një kriminel më pak në politikë

17:40 15/08/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u dorëhequr nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës.

Kreu i opozitës shkruan në “Twitter” se largimi i Pjetrit do të thotë “një kriminel më pak në politikë”.

Por largimi i Pjetrit sipas Bashës nuk ndryshon asnjë gjë deri sa të largohet kryeministri Edi Rama.

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan Basha./tvklan.al






Të ngjashme