Shkarkohet drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë
Drejtori i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci është shkarkuar nga ky post 10 ditë pasi mori detyrën.
Shkak i shkarkimit nga detyra janë disa kritika që kishte bërë në media ndaj kolegëve të tij.
Shefi i stafit të Presidentit Trump, Reince Priebus dhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer dhanë dorëheqjen pas emërimit të Scaramuci si drejtor komunikimi. Ata argumentuan se ishin kundër emërimit të Anthony Scaramucci.
Por, duket se ky i fundit nuk ka mundur të qëndrojë gjatë në postin e ofruar nga Presidenti Donald Trump. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar shkarkimin e tij.
/tvklan.al