Dorëhiqet Le Pen
Kandidatja e të djathtës ekstreme për Presidente të Francës, Marine Le Pen ka dhënë dorëheqje nga posti i lideres së Partisë Fronti Kombëtar.
Lëvizja e saj vjen një ditë pasi siguroi balotazhin në zgjedhjet presidenciale në Francë, ku do të përballet me Emmanuel Macron në turin e dytë.
“
Këtë mbrëmje kam vendosur të lë postin e presidentes së Frontit Kombëtar
”, tha Le Pen për “France 2”.
“
Unë do të jem mbi konsideratat partiake
”, tha ajo. Ende nuk dihet nëse vendimi i saj do të jetë i përhershëm, edhe nëse humbet në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Sondazhet thonë se kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, do të fitojë bindshëm në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përballë kandidates që mbësht daljen e Francës nga Bashkimi Europian./tvklan.al