Dorëhiqet Matteo Renzi?
Matteo Renzi ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Lajmi është konfirmuar nga burime brenda kësaj partie për agjencinë italiane të lajmeve
Ansa
.
Por vetëm pak minuta pas këtij lajmi, zëdhënësi i tij Marco Agnoletti reagoi duke thënë:
“Neve nuk na rezulton kështu”.
“Sekretari do të flasë sot pasdite në orën 17:00”
, shkruajti më pas Agnoletti në një postim në Twitter.
Sipas
La Repubblica
, me gjasë njoftimi zyrtar për dorëheqjen e Renzit do të vijë brenda pak orëve.
Largimi i tij vjen pas rezultatit tepër të dobët për demokratët e qendrës së majtë në zgjedhjet e zhvilluara të dielën, ku ata morën rreth 19% të votave.
Në këto zgjedhje triumfuan populistët euroskeptikë. Lëvizja 5 Yjet siguroi shumicën e votave me mbi 31%.
/tvklan.al