Dorëhiqet Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos


Dorëhiqet Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos

11:19 13/01/2019

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos dha dorëheqjen këtë të diel, në shenjë proteste për marrëveshjen e arritur mes Maqedoninë për çështjen e emrit, duke vënë kështu në rrezik të ardhmen e koalicionit qeverisës disa muaj përpara se vendi të shkojë në zgjedhje kombëtare.

Panos Kammenos, partia “Grekët e Pavarur” e të cilit është pjesë e qeverisë së Kryeministrit grek Alexis Tsipras, e kundërshtonte prej kohësh marrëveshjen me Maqedoninë fqinje, të firmosur vitin e shkuar nga qeveritë e dy vendeve.

Çështja e emrit të Maqedonisë…nuk më lejon që të mos e sakrifikoj karrigen e Ministrit”,

tha Kammenos pas një takimi që pati me Tsipras, mëngjesin e kësaj të diele. Sipas asaj që shkruan Reuters, ai tha gjithashtu se do të tërhiqte edhe 6 ministra të tjerë të partisë së tij nga qeveria.

Impakti që do të ketë dorëheqja e tij në koalicionin qeverisë nuk është ende i qartë. Zgjedhjet parlamentare në Greqi pritet që të mbahen më Tetor. Koalicioni i Tsipras ka 153 karrige, nga 300 të tilla që ndodhen në parlament. 145 prej tyre janë nga partia e tij e majtë Syriza.

Kammenos, i cili u fut në koalicion me Tsipras në vitin 2015, nuk e kishte fshehur kurrë armiqësinë e tij për marrëveshjen me Shkupin, që i jep këtij shteti emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Greqia ka një provincë të quajtur Maqedoni dhe kërkonte prej shumë kohësh që Shkupi të ndryshonte emrin e shtetit, për të hequr atë që Athina e konsideronte si një kërkesë e nënkuptuar ndaj territorit sovran të Greqisë.

/tvklan.al






Të ngjashme