Dorëhiqet nga detyra administratori i OST-së


Dorëhiqet nga detyra administratori i OST-së

15:35 21/01/2019

Administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci, i ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme bordit të kësaj strukture.

Në letrën e tij, Gradeci thotë se motivet e largimit nga ky post janë personale, ndërsa vlerëson punën e stafit të tij për kohën që mbajti këtë post.

OST është një nga kompanitë publike e cila u përfshi në skandalin për dhënien e tenderit me vlerë 12 milionë Euro të linjës 220 kilovolt Peshkopi – Burrel firmës me dokumente të falsifikuara “DH Albania”.

Tv Klan






Të ngjashme