Dorëhiqet trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani
Gugash Magani nuk do të jetë më trajneri i Flamurtarit.
Ai dha dorëheqjen nga ky post pas humbjes 4-0 të Flamurtarit ndaj Partizanit në Superligë.
Partizani fitoi thellë me Flamurtarin, duke rimarrë vendin e dytë në renditje.
Të kuqtë shënuan nga dy gola në secilën pjesë. Sfida e luajtur në Elbasan u zhbllokua në minutën e 24, nga Ekuban, 7 minuta më pas erdhi edhe goli i dytë nga Trashi.
Në pjesën e dytë ishte sërish Partizani zotërues, duke thelluar rezultatin në minutën e 86-të me Vilën, ndërsa goli i fundit u shënua nga Bardhi në të 89-tën./tvklan.al