Dorëhiqet trajneri i Kukësit pas humbjes 4 me 1 me Partizanin


Dorëhiqet trajneri i Kukësit pas humbjes 4 me 1 me Partizanin

20:38 27/12/2020

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, është larguar nga drejtimi i ekipit pas humbjes së sotme 4 me 1 me Partizanin.

Gega i ka komunikuar klubit dorëheqjen e tij. Vendimi është pranuar nga Presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

“Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit. I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë. Ju lutem nuk ka vend për aludime !

Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetsit e Kukësit.

Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shumë e mirë pavarësisht me vështirësitë e fillimit. Jam i sigurt që Kukësi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm”, thuhet në mesazhin e trajnerit Skënder Gega.

Kukësi humbi sot 4 me 1 përballë Partizanit, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”. /tvklan.al






Të ngjashme