Dorëzimi i armëve, ministri Tahiri falenderon qytetarët
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka falenderuar të gjithë qytetarët, të cilët kanë dorëzuar armët gjatë muajit shkurt. Tahri nëpërmjet një statusi në rrjetin social
shkruan se “politika e Tiranës merret me çadra, bllokime e intriga ndërsa qytetarët, bashkë me ne, po bëjnë punë për të bërë shtet”.
Statusi:
Shkurt: Dorëzuar 600 armë, 671 granata, mina predha, mbi 207.000 municion.
#Faleminderit qytetarëve. Kontribut i jashtëzakonshëm për #shqiperineqeduam
Politika e Tiranës merret me çadra, bllokime e intriga. Qytetarët, bashkë me ne, po bëjnë punë për të bërë shtet.
Siç po bëjmë shtet, do bëjmë edhe ekonominë, edhe punësimin, edhe të ardhmen.
#shqiperiapaarme
#behutrimdorezoarmen
/tvklan.al