Dortmund ka shpresa për titullin
Bie Paderborn, Gjasula në histori më 17 kartone
Me fitoren 1-0 ndaj Dyseldorf, Borusia Dortmund ka ende shpresë të arrijë Bayern Munih në krye të renditjes. Goli i sfidës u realizuar nga Haland që në minutën e 5 të sfidës.
Paderborni i Jurgen Gjasulës bëhet skuadra e parë e Bundesligës, që bie edhe matematikisht një kategori me poshtë. Në shtëpinë e vet humbi 5-1 ndaj Werder Bremen.
Kapiteni i Paderborn dhe mesfushori i kombëtares Gjasula, hyri në historinë e Budesligës, si lojtari me më shumë kartonë të verdhë në një sezon të vetëm. Gjasula mori kartonin e 17. Eintracht Frankfurt triumfoi me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Hertha Berlin.
Tv Klan