“Drama” e gruas që i propozoi të dashurit
Tradita e do që djali t’i propozojë të dashurës për martesë, por kjo nuk e ka penguar një të re nga Kili të ulet në gjunjë para të dashurit për t’i propozuar kurorëzimin.
Gjithçka ka ndodhura para syve të publikut në kryeqytetin e Kilit, Santiago.
“
Do të martohesh me mua? Po apo jo?
”, thotë në spanjisht gruaja e ulur në gjunjë para të dashurit të saj.
“
Po e dashur por ndaloje këtu
”, i përgjigjet i dashuri, i cili pas kësaj largohet ngase nuk ndihej rahat nga deklarimi publik i dashurisë dhe e lë atë të vetme në mes të rrugës.
Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, por “Daily Mail” thotë se çifti ka pranuar që video ishte thjeshtë një “dramë” e vënë në “skenë” nga çifti.
Gruaja që shfaqet në video shkroi në rrjetet sociale se propozimi ishte vetëm një shaka dhe se çifti po provonte aftësitë në aktrim.
“Po praktikonim vënien në skenë të një propozimi të refuzuar, kurrë nuk e mendonim se do të përhapej kaq shumë. Ne tashmë kemi më shumë se një vit të martuar”, tha gruaja, identiteti i saktë i së cilës nuk bëhet i ditur./tvklan.al