Drama e të zhdukurve në Kosovë


Drama e të zhdukurve në Kosovë

18:36 03/03/2018

Kjo është shtëpia e Zojës dhe Shkurtes, vjehrrës dhe nuses që prej 10 vitesh presin njërës t’i kthehet djali e tjetrës bashkëshorti nga lufta. Ai është në listën e gjatë të personave të zhdukur, arsye kjo që i mban ende me shpresë dy gratë se burri i vetëm i mbetur i shtëpisë do të kthehet.

Rrëfimin e dramës “Gishti” të shkruar nga kosovarja Doruntina Basha, regjisorja, serbja Bojana Lazic e ndërtoi mbi improvizimin, një mënyrë të punuari që Rozi Kostani, që pas audicioneve regjisorja e përzgjodhi atë për të qenë Zoja, thotë se është një disa nga çelësat e suksesit për të ruajtur vërtetësinë te një vepër dramatike.

Një tjetër element janë këto objekte që evokojnë vitet ’90, 500 të tilla, të gjitha në funksion të veprës.

Cili është fundi i kësaj marrëdhënie vjehërr –nuse, nënë-bij, a do ta pranojë Zoja vdekjen e të birit, po Shkurtja a do të vetëdijesohet, Rozi Kostani dhe Ina Morinaj vazhdojnë shfaqjen e “Gishtit” edhe javën e ardhshme në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Tv Klan






Të ngjashme