Drama “Sakrificë” në Akademinë e Arteve – (18 Tetor 2000)


Drama “Sakrificë” në Akademinë e Arteve – (18 Tetor 2000)

16:38 18/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në sallën e Black Box, në Akademinë e Arteve është shfaqur drama “Sakrificë”, me ide dhe regji nga Marko Baliani. Shfaqja lind nga një punë e gjatë workshop-i, pjesë e projektit “Portat e Mesdheut”, ndërmjet qyteteve Bejrut dhe Tiranë. Nga këto qytete, nga e kaluara jo e largët e luftërave, prej të cilave Libani dhe Shqipëria janë përshkruar, ka zanafillën e vetë edhe kjo punë.

Sipas mitit të Saturnit, babai ha fëmijët e vetë, nga frika ndaj kohës, nga që druan se ata mos i rrëmbejnë të ardhmen. Janë gjithmonë baballarët ata që i kanë nisur djemtë në luftë. Pas gjithë masakrave, ajo që mbetet në fushë është gjithmonë një rini e thyer.

Kjo shfaqje është dhënë më parë në Bejrut dhe Marsej dhe tani vjen edhe në Tiranë. E veçanta e kësaj shfaqje është se në mes të aktorëve të rinj që vijnë nga jashtë, janë edhe dy aktorë shqiptarë Ervin Bejleri dhe Lulzim Zeqja./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme