Drama “Valixhet”, Armand Bora – (15 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Premiera e dramës “Valixhet” shkruar nga Armand Bora është shfaqur sot në sallën blu të Galerisë Kombëtare të Arteve. Improvizuar në një minisallë, aktorët Neritan Liçaj dhe Valbona Imami kanë realizuar farsën tragjike. Duke pasur si moto ndikimet e teatrit absurd, “Valixhet” kanë rikthyer situatën dhe kohën e disa viteve të shkuara.
Një çift në krizë presin persekutorët e tyre të cilët shtojnë ankthin dhe të trokiturat, por që asnjëherë nuk vijnë. Vënia e kësaj shfaqje në skenë është një nismë e kompanisë “Bardhë e Zi”./tvklan.al