Drejt altarit me njeriun që mban zemrën e të atit
10 vite pasi babai i saj u vra, një vajzë nga Pensilvania iu dorëzua bashkëshortit nga njeriu që mbante zemrën e të atit.
Jeni Stepien e takoi për herë të parë Arthur Thomas një natë përpara se të martohej, megjithatë ajo kishte një jetë që njihte rrahjet e zemrës së tij. Thomas udhëtoi drejt Pitsburgut nga New Jersey në mënyrë që Stepien të mund të ndjente sërish rrahjet e zemrës dhe pulsin e njeriut që nuk jetonte më. Dhe që ajo të kishte një pjesë të babait të saj Michael, në një prej ditëve më të rëndësishme të jetës. Michael Stepien u vra në Swissvale, në vitin 2006. Thomas kishte 16 vjet që priste për një donator dhe ishte në prag vdekje kur mjekët kryen transplantin e zemrës. Stepien tha se familja dhe Thomas kishin shkëmbyer letra, kishin biseduar në telefon dhe kishin shkëmbyer dhurata prej 10 vitesh. Por ishte dita e saj e dasmës që i bëri bashkë për herë të parë.“E gjithë familja është këtu”,
tha ajo për CBS Pittsburgh. “Ngjan sikur të gjithë janë të pranishëm. Kur e përqafova, ishte sikur të isha pranë babait”
. Stephie nuk donte vetëm që Thomas të ishte pjesë e dasmës, por donte që ai ta çonte drejt altarit. Vetë ky i fundit tha se ndihej i nderuar që e kishte shoqëruar drejt altarit të bijën e njeriut që i dhuroi zemrën./tvklan.al