
Drejt kufirit me 39 pako me drogë në makinë
Policia Kufitare në Sarandë ka arritur të kapë një sasi prej 45 kilogramë kanabis, të fshehur në një automjet.
Burime zyrtare sqarojnë se rreth orës 08:30, në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë – Bot Sarandë është konstatuar një automjet që kishte si qëllim daljen nga Shqipëria dhe ku dyshohej se transportohej drogë.
Për këtë arsye, efektivët e policisë ushtruan kontroll në mjetin Benz-Mercedes, me targë AA 314 PR, ku u gjetën plot 45 kilogramë kanabis.
Droga ishte fshehur në bagazhin e këtij automjeti në pjesën e sarbatori, futur nën një llamarinë të salduar posaçërisht për fshehjen e saj. Ajo ishte e ndarë në 39 pako të mbështjella me natriban dhe plastikë.
Makina drejtohej dhe ishte në pronësi të Miri Hamata, 28 – vjeç, banues në Çukë të Sarandës, i cili shoqërohej nga Vilson Lamka 30 – vjeç, banues në Damatat të Delvinës. Të dy këta persona përfunduan në prangat e policisë./tvklan.al