Drejt Malit të Zi mund të udhëtohet vetëm me përgjigjen e tamponit për COVID
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka bërë me dije se udhëtimet drejt Malit të Zi vijojnë normalisht dhe të gjithë udhëtarët duhet të kenë përgjigjen negative të tamponit me vete.
Në një njoftim për mediat, Policia deklaron se ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim nga e hëna në të premte deri në orën 22:00
“Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan: Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.
Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00”, është ky njoftimi i Policisë./tvklan.al