15:57 02/02/2014Nëse nuk do të bënin të pamundurën për të shfrytëzuar ccdo centimetër tokë, edhe në anët e rrugëve, sot varrezat e tufinës do të ishin mbyllur.Por brenda 10 ditësh këtu nuk do të mund të kryhet më asnjë varrim.Kjo situatë nuk ishte e paparashikuar. Në muajin dhjetor, kohë në të cilën ndërmarrja funerale, mbylli zyrtarisht varrezat e Sharrës, kërkoi nga ministria e brendshme të përmbyllë dokumentat zyrtare që do t’i hapnin rrugën bashkisë së Tiranës për shpronësimin e dy parcelave të reja në tufinë dhe sharrë.Edhe pse ministria e brendshme premtoi se do ta zgjidhte situatën brenda dhjetorit, nuk ka bërë ende asgjë.Përgjatë dy muajve të fundit, varrezat e tufinës kanë përballuar të gjithë fluksin, i cili arrin mesatarisht në 300 vend varrime të reja në muaj.Sharra dhe Tufina janë të vetmet varreza të kryeqytetit. Nëse edhe Tufina do të mbyllet siç ndodhi me Sharrën 2 muaj më parë, banorët e Tiranës nuk do të kenë më se ku t’i varrosin të afërmit e tyre që ndërrojnë jetë.