Drejt përfundimit asfatimi i autostradës Tiranë-Durrës (17 Shtator 2000)


Drejt përfundimit asfatimi i autostradës Tiranë-Durrës (17 Shtator 2000)

11:14 17/09/2000

Kjo është njëra nga pjesët e autostradës Tiranë-Durrës. Ky segment rruge, shtrimi i së cilës ka filluar në filluar në ditët e para të shtatorit, është i gjatë 2 kilometër e 200 metër. Finishi është hyrja për në Vorë. Firma italiane “Italstrada” e cila ka marrë përsipër kryerjen e punimeve, pasi ka bërë shtrimin e parë, shumë shpejt pritet ti japë dorën e fundit kësasj rruge, asfaltin.

Paralelisht është bërë dhe shtrimi i rrugës së vjetër e cila dhe kjo do të pasohet nga një dorë e fundit e asfaltimit. Këto ditë firma ka angazhuar mjaft punëtorë dhe makineri. I gjithë segmenti pritet të përfundojë brenda këtij muaji./tvklan






Të ngjashme