Drejt përfundimit ndërtimi i Katedrales së Shën Palit (28 Nëntor 2000)


Drejt përfundimit ndërtimi i Katedrales së Shën Palit (28 Nëntor 2000)

12:00 28/11/2000

Një katedrale e re do t’i shtohet kryeqytetit. Ajo po ndërtohet brenda territorit të Arqipeshkvisë së Tiranës dhe do të quhet Katedralja e Shën Palit. Ndërtimet e kësaj katedraleje kanë filluar në fund të vitit 1998 dhe do të përfundojnë në qershor të vitit 2001.

Katedralja e Shën Palit po ndërtohet me iniciativën dhe interesimin personal të Shkëlqesisë së tij Rrok Mirdita. Projektimin dhe ndërtimin e katedrales e ndjek një firmë italiane që ka përvojë në ndërtimin e kishave dhe në Itali. Katedralja do të ketë një formë rrethore me diametër 30 metra, ku lartësia e saj është 20 metra.

Këmbanorja do të jetë 36 metra e lartë duke i shtuar dhe 4 metra lartësinë e kryqit që do të vendoset mbi këmbanare.Katedralja ka një kapacitet prej 600 vetash që e bën katedralen më të madhe në Tiranë./tvklan.al






Të ngjashme