Drejt përmirësimit Tinka Kurti


Drejt përmirësimit Tinka Kurti

22:45 24/01/2018

Një ditë pasi iu drejtua spitalit për shkak të gjendjes jo të mirë, mjekët thonë se shëndeti i Artistes së Popullit Tinka Kurti është stabilizuar. Aktorja  u shtrua të martën pasdite, për shkak se vuan nga një infeksion pulmonar, i cili ka të bëjë me ngushtimin e bronkeve dhe shoqërohet me inflamacione të mushkërive.

Mjekët që po kujdesen për aktoren thonë për klan plus se gjendja e saj po  përmirësohet, edhe pse rezervohen të japin detaje të gjendjes aktuale të artistes së madhe.

Ylli i skenës është aktualisht pjesë e operas “Carmen” të baritonit Gëzim Myshketa  që vjen për pak ditë për publikun. Kur festoi ditëlindjen e 85të aktorja u shpreh se jetën e saj do ta vazhdojë në kinema.

Tinka Kurti është një nga gurët e themelit të kinemasë shqiptare me rolin e Tanës, në filmin e parë me metrazh të gjatë shqiptar të prodhuar 100% nga Kinostudio shqiptare në vitin 1958. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e vizitoi aktoren  në spital dhe në një postim në Facebook shkruajti  “Të shkuara Tinka Kurtit, yllit të skenës shqiptare e të fëmijërisë së të gjithëve në dhe gruas që gjithnjë frymëzon gratë me fisnikërinë, energjinë e kurajon e saj.

Burimi: Klan Plus






Të ngjashme