Drejtësia, Berisha: E papranueshme që Rama vendosi vija të kuqe


Drejtësia, Berisha: E papranueshme që Rama vendosi vija të kuqe

19:52 22/06/2016

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama si pengesë të procesit të reformës në drejtësi. Në një intervistë dhënë për Abc Neës, Berisha thotë se është e papranueshme që në një proces negocimi njëra palë të vendosë vija të kuqe.

Kjo tha është vija e kuqe. Një kryeministër që i përcakton kryetarit të opozitës vijën e kuqe për një çështje që negociohet, dëshmon qartë mungesën totale të vullnetit për të zgjidhur problemin

”.

Sipas Berishës nuk qëndron pretendimi i kryeministrit Rama se, institucionet në sistemin e drejtësisë janë bërë nga Partia Demokratike në pushtet.

Rama mashtroi shqiptarët se të gjithë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese janë të emëruar nga PD. Kjo është aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë që Bamir Topi ishte një bashkëpunëtor i PD. Ka vetëm tre gjykatës në Gjykatës Kushtetuese të emëruar nga Nishani, njëri prej të cilëve për hir të së vërtetës është Fatmir Xhafa në drejtësi, që e ka emrin Besnik Ymeri. Ky është realiteti. Kurse në Gjykatën e Lartë janë gjithsej dy ose tre gjykatës të emëruar nga presidenti Nishani dhe janë 15 të tjerë të emëruar nga Moisiu dhe Topi. Por nuk ka rëndësi kjo. Rëndësi ka fakti se Rama deklaroi se këta janë të PD dhe ndaj e do ‘vetingun’ për t’i bërë të PS-së. Ai kështu e hoqi maskën. Dhe ai u tha shqiptarëve se këta i kanë të gjithë ndaj dua t’i marr unë tani dhe ‘vetingun’ nuk ja u lëshoj

”.  Sipas Berishës është vetë kryeministri që e ka frikë reformën në drejtësi. /TV KLAN






Të ngjashme