“Drejtësia” drejt miratimit, palët pranojë propozimin e Nuland
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland duket se nuk ka ikur pa një marrëveshje nga Tirana, sa i përket refomës në drejtësi. Pas takimeve të djeshme me kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha, Nuland njoftoi për një propozim të ri, duke theksuar se “varianti i ri ka marrë ide nga qeveria, nga opozita dhe është tërësisht në përputhje me propozimin e Komisionit të Venecias”
I ashtuquajtuarit “propozim hibrid” për reformën në drejtësi ka marrë miratimin e parë të palëve politike, sa i përket rekomandimit 88. Palët kanë rënë dakord që anëtarët e komisioneve të vetingut të zgjidhen sipas propozimit të fundit të PD-së, me një komision “ad hoc”, me përbërje të barabartë anëtarësh në Parlament.
Në diskutime tani çështja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të sistemit të drejtësisë. Ne procesin e vetingut nuk do të jenë vetëm përfaqësues të Bashkimit Europian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/tvklan.al