“Drejtësia”, SHBA: Paketa e votuar ka mbështetjen tonë të plotë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin miratimin e projekt – amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, i Parlamentit të Shqipërisë.
Me anë të një deklarate për mediat, Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë.
Paketa e projekt – amendamenteve
, thuhet në deklaratë,
ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
“Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme”,
thekson Ambasada Amerikane në deklaratë.
Për SHBA, një votë për këtë reformë është një votë në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike. /tvklan.al