Drejtësia/ Vlahutin dhe Fleckenstein takojnë Ramën, Metën e Bashën


Drejtësia/ Vlahutin dhe Fleckenstein takojnë Ramën, Metën e Bashën

10:13 18/07/2016

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin dhe Eurodeputeti Knut Fleckenstein, paraditen e sotme zhvilluan një takim me Kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeminitrisë.

Më pas ata u drejtuan drejt selisë së Kuvendit, ku u takuan me Kryeparlamentarin Meta, për të vijuar me takimin e zhvilluar me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Takimet vijnë pas ftesës së bërë një ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, për t’u mbledhur të hënën në selinë e kryesisë së Kuvendit për të gjetur konsensusin mbi Reformën në Drejtësi.

Kësaj ftese Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, i janë përgjigjur pozitivisht. Edhe Kryeminsitri Rama, tha se ishte i gatshëm të ulej në çdo moment në tryezën e propozuar nga Meta.

Kreu i opozitës Basha tha gjithashtu se e mirëpret dialogun shumëpalësh të propozuar nga Kryeparlamentari, ashtu sikurse edhe krijimin e një qeverie teknike./tvklan.al






Të ngjashme