Drejtori i KESH-it Dritan Prifti flet për kufizimet e energjisë – (19 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kur vijnë dritat? Kjo është pyetja që përsërisim shumë shpesh kohët e fundit. Një çoroditje në orare prek familjet, bizneset, fabrikat, furrat e bukës, pra çdo aktivitet të konsumatorëve. Drejtori i KESH-it Dritan Prifti thotë:
Dritan Prifti:- “Ne kemi vendosur, që Tirana do të kufizohet për momentin deri në masën 15% të konsumit. Në qoftë se konsumi i lirë në Tiranë shkon 4 milion kilovatë/orë në ditë, ne do të kufizojmë vetëm 15% të tij, por duke mos deklaruar oraret e sakta të kufizimeve, sepse nga mbingarkesa detyrohemi të bëjmë stakime”.
Kohët e fundit KESH, ka vendosur një kontratë me qytetarët, sipas të cilës, konsumatori i energjisë elektrike, ndëshkohet në rast se nuk i përgjigjet KESH-it, ndërsa ky i fundit sipas kësaj kontrate i detyrohet në rast të thatësirës, remontit të nënstacioneve elektrike. Për këtë problem Dritan Prifti përgjigjet.
Dritan Prifti:- “Nuk kam njohuri të saktë për kontratën që ka KESH-i me konsumatorët, por për një gjë i siguroj të gjithë konsumatorët, që KESH-i, asnjërit nuk i merr më shumë para dhe nuk i faturon më shumë energji sesa realisht konsumohet”./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori