Drejtori i policisë së Durrësit deklaratë për luftën kundër krimit të organizuar – (4 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Lufta kundër krimit të organizuar tashmë ka kaluar në një stad më të lartë dhe më të specializuar në Prefekturën e Durrësit. Këtë e ka deklaruar drejtori i drejtorisë së policisë për këtë prefekturë, kolonel Albert Pilo, në një konferencë për shtyp. Faza e parë e luftës të policisë kundër krimit, ka filluar para një viti dhe tashmë ka ardhur momenti më i përshtatshëm, për një ndërhyrje efektive kundër krimit të organizuar.
Forca zbuluese e policisë, në qytetin e Durrësit, që ka edhe portin më të madh të vendit, ka arritur në një nivel prej 95%. Nga policia e Durrësit, po punohet që të forcohet lufta kundër klandestinëve, cigareve kontrabandë, si dhe për shpartallimin e grupeve dhe bandave kriminale./tvklan.al