Drejtori i policisë së Fierit paraqet arritjet e kësaj policie – (6 Mars 2001)


Drejtori i policisë së Fierit paraqet arritjet e kësaj policie – (6 Mars 2001)

22:07 06/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Drejtori i policisë së Fierit, sot u ka paraqitur gazetarëve, punën e bërë për disa vrasje të mbetura që nga viti i kaluar. Në këtë takim me shtypin, ai renditi të gjitha dosjet që kanë mbetur pa autorë, si dhe ato ku të pandehurit i janë dorëzuar drejtësisë. Drejtori i policisë së Fierit theksoi gjithashtu, se për disa ngjarje të mbetura pa autorë, çështja është rihapur apo është në proces rihapje. Numri 1 i policisë së Fierit, siguroi se lufta ndaj krimit dhe sidomos zbulimi dhe kapja e vrasësve, do të jetë përparësi e kësaj drejtorie./tvklan.al






Të ngjashme