Drejtori i Policisë Vlorë Sokol Koçiu, intervistë për situatën kriminale në Vlorë (08 Nëntor 1998)


Drejtori i Policisë Vlorë Sokol Koçiu, intervistë për situatën kriminale në Vlorë (08 Nëntor 1998)

16:34 08/11/1998

Drejtori i Policisë Vlorë Sokol Koçiu i intervistuar nga Televizioni Klan, shprehet se problemi i kriminalitetit në Vlorë qëndron tek trafiku i klandestineve dhe kontrabandës, por  nuk lihet pas edhe trafiku i drogës. Sipas tij duhen bërë ndryshime në legjislacion pasi zoti i vetëm i këtij vendi duhet të jetë ligji.

“Problemi i krimit në Vlorë nuk mund të ndahet nga kriminaliteti në gjithë Shqipërinë. Hetimet kryesore në Vlorë janë për klandestinet, kontrabandën si dhe prostitucioni. Zoti i këtij vendi duhet të jetë ligji. Problem është dhe lëshimi i pasaportave fallso nga trafikantët dhe këtu shteti duhet të ndërhyje. E ardhmja e Vlores dhe e gjithë Shqiperise do të jetë ajo e fëmijëve tanë që jetojnë në këtë vend.”

Pamje drejtori i Policisë Vlorë, Sokol Koçiu intervistë./tvklan.al

Gazetar : Fatos Baxhaku






Të ngjashme