Drejtori i Qytetit Studenti premton kushte më të mira për studentët – (2 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ky është vendi ku jeton dhe mëson inteligjenca e ardhme, e ku investimet çdo vit nuk kanë munguar, por pavarësisht nga kjo studentët janë të pakënaqur. Jo vetëm në pamje të jashtme, por dhomat përsa i përket orendive, ndryshojnë shumë herë me ato të viteve më parë. Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Studentore, Leka Bezhani thotë:
Leka Bezhani:- “Sigurojmë të gjithë familjet e studentëve që kushtet do të vijnë gjithmonë në përmirësim edhe në të ardhmen”.
Nëse një student sot paguan 5 mijë lekë të reja në vit, shuma që shteti vë në dispozicion të kushteve është 62 mijë lekë të reja.
Leka Bezhani:- “Në kushtet normale që ne kemi, ne mund të krahasohemi fare mirë me vende të tjera të lindjes, por jemi larg kushteve që kanë studentët e tjerë në perëndim. Drejtoria e Përgjithshme ka krijuar një bazë shumë të pasur me harta, me pozicionimin e transformatorëve elektrik, me hartat e rrjeteve të ujit etj, për të qenë gjithmonë të saktë në lidhje me atë që duhet të bëjmë për të ardhmen”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti