Drejtori i ri i Policisë së Tiranës, kolonel Ilirjan Zylyftari – (30 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Vetëm një ditë pas marrjes së emërimit në krye të drejtorisë së policisë së Tiranës, kolonel Ilirjan Zylyftari, ish-drejtues i lartë i Interpolit shqiptarë dhe SHISH, për Klan sot tha, se strukturat e policisë së kryeqytetit janë formuar tashmë.
Ilirjan Zylyftari, Drejtori i Policisë Tiranë:- “Jam i bindur, që duke u bazuar tek ky shtrat që thamë deri tani, do arrijmë që kjo qetësi, ky stabilitet, banorët e kryeqytetit të ndihen tamam të garantuar, tamam të qetë, për të vazhduar jetën normale. Kjo do të thotë, që njerëzit të kuptojnë se policia është në shërbim të qetësisë së tyre”.
Gazetari:- Do ketë një strategji të caktuar mirë, në luftën kundër krimit?
Ilirjan Zylyftari, Drejtori i Policisë Tiranë:- “Patjetër, strategjia është vazhdimi i një pune që ka filluar. Strategjia ka të bëjë me përshpejtimin e kësaj pune, që të arrihen ato parametra që kërkohen, që kërkohet nga i gjithë opinioni. Ky është detyrimi ynë moral, sepse kjo është puna jonë”./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj