Drejtoria Arsimore Tiranë rendit arritjet e vitit shkollor 1999-2000 (10 Maj 2001)
Drejtoria Arsimore e Tiranës ka renditur arritjet e vitit shkollor 1999-2000. Drejtuesve të disa shkollave në kryeqytet u është kërkuar roli i menaxherit në aktivitete, programe të cilët duhet të nisen vetë nga ata. Këtë vit është arritur autonomia e shkollave dhe përparësi në mësimdhënie. Ndërsa anët e dobëta për drejtoreshën Nisha, mbeten rrogat e ulëta, më kryesorja ëpër mbarëvajtjen e mësimit për një mësues.
Mungesa e një shpërblimi të diferencuar si dhe mospasja e laboratëve dhe mjeteve didaktive. Pa arritur këtu që mësuesit në shkollat tona ndjejnë vështirësi dhe lodhje në shpjegim. Në mjaft shkolla të mesme mungojnë librat dhe ora vazhdon me leksione. Karakteristikë mbetet mosha e madhe e mësuesve dhe mos afrimi i mësuesve të rinj. Sipas Drejtorisë Arsimore në mjaft shkolla gjen shumë nxënës dhe mësues të ardhur. Përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogës mbetet një nga pikat më të dobëta dhe pa zgjidhje aktualisht në shkollat tona./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti