Drejtoria e Doganave zbulon rastet e shitjes së cigareve pa pullë fiskale (17 Nëntor 1999)


Drejtoria e Doganave zbulon rastet e shitjes së cigareve pa pullë fiskale (17 Nëntor 1999)

16:11 17/11/1999

Tre herë më shumë cigare se vitin e kaluar janë zhdoganuar këtë 10 mujor. Edhe pse rastet e falsifikimit dhe kontrabandës së zbuluar nga Policia nuk kanë munguar, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregon se importet legale të cigareve dhe malli për të cilin paguhet akcizë gjatë këtij 10 mujori kanë qënë në masën 1745 ton.

Por këtij raporti të doganës i duhen shtuar dhe rastet kur janë zbuluar rastet e shitjes së cigareve pa pullë fiskale apo me pullë false. Vetëm para pak ditësh në Tiranë u zbulua sasia më e madhe e cigareve pa pullë në shtëpinë e një shtetasi, rreth 31 mijë paketa.

Sot në Durrës, Policia zbuloi në një shtëpi 80 koli cigaresh pa pullë fiskale si dhe 4 kilogram letër për pulla fallso të gatshme për përdorim, që më pas u sekuestruan nga Policia dhe u arrestua mbajtësi i tyre. Zbulimi dhe i letrës false tregon tashmë se kontrabanda ka arritur në një stad më të lartë dhe lufta ndaj saj duhet intesifikuar më mirë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme