Drejtoria e Policisë: Bllokohen makinat që mbajnë perde dhe xhama të zinj (25 Shkurt 2001)


Drejtoria e Policisë: Bllokohen makinat që mbajnë perde dhe xhama të zinj (25 Shkurt 2001)

12:12 25/02/2001

Nga dje Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Repartin Shqiponja kanë ngritur aksionin për heqjen e perdeve dhe xhamave të zinj nga çdo makinë që qarkullon. Kjo goditje është e disata herë që nis, por nuk ka as fillim dhe as fund. Këtu përjashtohen qeveritarët dhe kreu i Parlamentit, gjë që është në kundështim me parimin që ligji është i barabartë për të gjithë.

Vështirësia për Policinë Rrugore qëndron tek makina e deputetëve që deri tani janë të pabindur për heqjen e perdeve. Ky urdhër ka dalë nga Drejtoria e Policisë, madje dhe kodi rrugor dënon lëvizjen e makinave me xhama të zinj.

Sipas shefit të qarkullimit Luan Shehu, dje u është dhënë goditja 125 automjeteve me perde. Për të gjitha rastet aplikohet gjoba deri në 1 mijë lekë të reja. Në rast të kundërt kur nuk binden, bllokohet mjeti. Vetëm dje janë bllokuar 10 automjete. Sipas policisë, urdhri i dalë është mëse i domosdoshëm pasi mjete të tilla bëjnë lehtësisht transportimin e personave në kërkim./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme