Drejtoria e Rrugëve nuk paguan, punëtorët nisin grevën (14 Korrik 2000)
Këta punëtorë pas një greve një orëshë, kërcënojnë për protesta të tjera. Janë 460 shqiptarë dhe maqedonas që nuk marrin rrogat prej 4 muajsh. Shkak i kësaj vonese është një mosmarrëveshje mes Drejtorisë së Rrugës dhe bankës. Drejtoria e Rrugëve thotë se ja ka nisur bankës situacionet, ndërsa banka përgjigjet se situacionet nuk kanë mbërritur.
Ndërsa dy institucionet nuk dinë ku janë situacionet, punëtorët kanë reaguar duke thënë se kanë që nga marsi që nuk paguhen. Bashkimi Europian ka dhënë rreth 17 milion dollarë që rruga të bëhet, ndërsa humbja e situacioneve dhe reva e punëtorëve, nuk duken shenja dhe aq të mbara./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti